Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se çdo deklaratë e politikanëve lidhur me një proces gjyqësor konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejte ne pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
“Çdo deklaratë e politikanëve lidhur me një proces gjyqësor konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejte ne pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
Politika nuk mundet dhe nuk duhet te komentoj dhe as gjykoj rastet qe janë ne procedure.
Jo rastësisht edhe Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit edhe Raporti i Progresit këto deklarata I konsideron si ndërhyrje ne drejtësi”.