Miftaraj i reagon Kurtit: Inflacioni kjo pandemi e vitit 2025 – pasojat po i vuan si Kurti ashtu dhe Hekurani, zogu,

Prishtinë | 27 Tet 2025 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj nga KDI ka reaguar pas konferencës së sotme nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Miftaraj ka ironizuar me deklaratën e Kurtit, i cili tha se muaj më parë i kishte 62 vota, Miftaraj këtë e quajti si “infalcioni e pandemisë të vitit 2025”.

“Inflacioni kjo pandemi e vitit 2025. Pasojat po i vuan si Albin Kurti ashtu dhe Hekurani, zogu, dhe kabineti i propozuar për qeverinë Kurti 3. E degjuat se si gjatë pranveres se vonshme dhe veres kishte 62 e me shume deputete. Ne vjeshte si rezultat i inflacionit ra në në 56 deputetë. Jemi komb pa fat miq. Inflacioni na mori të ardhmen”, ka shkruar Miftaraj.

Të ngjashme