Miftaraj i thumbon subjektet politike, ua thur një himn për shkelje të masave anti-Covid

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Mos-respektimi i masave anti-Covid nga subjektet politike në kohë fushate, duke organizuar tubime me qindra njerëz prezent, ka ngjallur reagime të shumta.

Ndaj këtij fenomeni ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili ka thurur një himn për të gjitha subjektet politike në garën zgjedhore, shkruan Gazeta Express.

Miftaraj një gjë të tillë e ka bërë me anë të ‘Facebook’-ut, teksa e ka titulluar “Himni i Covid-19”.

Postimi i plotë:

Himni i COVID-19

Rreth Korona Virusit të përbashkuar, me një dëshirë me një qëllim, votat e qytetarëve ne i kemi synim, nesër nëse vdesin askush përveç familjarëve s’kanë të drejtë të marrin pjesë ne vorrim.

Aleanca VV-PDK-LDK-AAK-NISMA.

Të ngjashme