Miftaraj ia kujton”me shkas” ish-Kryeprokurorit të Prishtinës se si një kohë e shihte me armiqësi shoqërinë civile

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë Ehat Miftaraj, ka shkruar në lidhje me ankesat e ish-Kryeprokurorit të Prishtinës Kujtim Munishi në lidhje me mungesën e monitorimin të procesit të avancimin e prokuroreve ne PSRK.

Sipas Miftarajt, kur IKD, e kritikonte vetë Munishin, kur ai ishte në krye të Prokurorisë për mungesë trancsaprence e monitorimi, ishte vetë Munishi që e shihte shoqërinë civile me armiqësi.

Megjithatë Miftaraj ka shtuar se “IKD mbetet prane qendrimit se monitorimi i proceseve ne KGJK dhe KPK nga shoqeria civile ndikon ne ngritjen e llogaridhenies, transparences dhe meritokracise”.

E plotë:
Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka paraqitur kundërshtimin e tij në lidhje me vlerësimin, sipas tij të moszbatimit të ligjit dhe poentim të pasaktë dhe të njëanshëm. Ai tha se ky proces ishte diskriminues dhe sipas tij komisioni ishte themeluar në kundërshtim me rregulloren dhe se vlerësimi i kandidatëve është bërë pa monitorues nga shoqëria civile dhe nuk është incizuar.

Munishi nga komisioni ishte vlerësuar më 64.66 pikë, duke zënë vendin e 11-të, i cili përmes ankese së tij ka kërkuar anulim e gjithë procesit.

Devre dynje, Kujtim Munishi qe i kishte shpallur lufte shoqerise civile dhe medias sa ishte Kryeprokuror i Prokurorise Themelore ne Prishtine, tash ankohet se procesi per avancimin e prokuroreve ne PSRK nuk eshte monitoruar nga shoqeria civile.

Kur e kritikojke IKD nga shoqeria civile se procesi i emerimit te tij ne krye te prokurorise themelore ne Prishtine dhe proceset e tjera te avancimit te tij ishin ne kundershtim me ligj per favore personale te tij duke hapur e mbyllur raste per shefat e sistemit prokurorial ne vitet 2016-2020, kishte qasje armiqesore ndaj shoqerise civile.

P.S. IKD mbetet prane qendrimit se monitorimi i proceseve ne KGJK dhe KPK nga shoqeria civile ndikon ne ngritjen e llogaridhenies, transparences dhe meritokracise.

Të ngjashme