Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.
Miftaraj ka thënë se as koordinimi i Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe, sipas tij, nuk do t’i ndihmojë LVV-së në ndërtimin e argumenteve për ndërrimin e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese.
“As koordinimi me Listën Serbe për të ndërtuar argument për ndërrimin e kandidatëve për nënkryetar Kuvendi nuk iu kryen punë LVV në Gjykatë Kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka vlerësuar se bashkëpunimi mes dy subjekteve nuk do të prodhojë argumentin juridik apo rezultatin që, sipas tij, synohet nga të dyja palët.
“Koordinimi dhe bashkëpunimi partiak LVV-LS nuk do të prodhon ndonjë argument juridik apo rezultatin e pritur prej dy palëve”, ka shkruar Miftaraj.