Miftaraj kritikon anëtaren e KPK-së që tha se “prokurorët po jenë transparent me publikun”

Prishtinë | 28 Maj 2024 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar një anëtare të Këshillit Prokurorial të Kosovës, e cila sipas tij ka ngritur shqetësime se prokurorët po jenë transparent me publikun.

Duke mos e përmendur me emër, Miftaraj ka thënë se po të mos ishin shoqëria civile dhe media, publiku nuk do ta kishte kuptuar se vëllai i saj ishte arrestuar për posedim droge.

Postimi i plotë i tij:

Nje anetare e Keshillit Prokurorial te Kosoves sot ne takim ka ngrit shqetesime qe prokuroret po jane transparent me publikun. Pse media dhe shoqeria civile po i ftojne prokuroret ne emisione dhe sipas saj KPK nuk e ka dite.

Krejte hallin e ka pse nje anetare e shoqates se prokuroreve ka marr guximin me fol per barazine gjinore ne sistem prokurorial. 

Prokurore e Prokurorise Themelore ne Prishtine dhe anetare e KPK, jetojme ne nje shtet demokratik, ku media dhe shoqeria civile nuk e ndalin punen pse ti ke qejf.

Qe pershembull, mos t’kish qenë shoqeria civile dhe media, publiku kurre se kish kuptu qe vllau Juaj u arrestu per posedim droge, apo jo?

Apo duhet me marr leje nga Ju per me monitoru edhe kete rast?

Të ngjashme