Miftaraj kritikon letrën e presidentes drejtuar Kushtetueses: Deklaratë politike pa argument

Prishtinë | 09 Sht 2025 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka kritikuar letrën e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur një deklaratë të fuqishme politike, por me argumentim të dobët juridik e kushtetues.

Sipas Miftarajt, politikisht do të ishte më e qëlluar që kjo letër t’u drejtohej përfaqësive diplomatike në Kosovë.

Ai thekson se Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbështetet në deklarata politike që mungojnë në bazë kushtetuese e juridike.

Të ngjashme