Miftaraj: Me kontakte e takime duhet të binden shtetet skeptike për liberalizim të vizave

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 08:19 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori ekzekutiv Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj, ka thënë se Komisioni evropian ka konstatuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, raporton Ekonomia Online.

Miftaraj ka thënë se dy shtetet që po hezitojnë që kosovarët ta kenë liberalizimin janë Holanda dhe Franca, ku për këtë të fundit, Miftaraj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të kenë kontakte dhe takime në mënyrë që t’i bindin ta heqë veton ndaj liberalizimit të vizave.

“Komisioni evropian ka konstatuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Fatkeqësisht janë dy shtete ku Franca është ndër kryesoret të cilat kanë hezitime me faktin se Kosova përnjëmend ka përmbushur të gjitha kriteret për luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Në këtë drejtim besoj që institucionet tona dhe qeveria do të duhej që të kenë kontakte dhe takime me Francën në mënyrë që t’i bindin edhe këtë shtete që në një farë mënyre ta heqë veton ndaj liberalizimit të vizave”, ka thënë ai.

Zgjedhjet që priten të mbahen këtë vit në Francë, sipas Miftarajt janë të ndërlidhura me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Nëse Franca do të ndryshoj bindjen besoj që do të kalonte edhe tek Holanda në mënyrë që Kosova ta merr atë që iu takon popullit të Kosovës që të udhëtojë pa viza në Evropë. Në bazë të asaj çka është thënë në muajin shkurt do të vijë një delegacion nga Franca në Kosovë. Në Francë së shpejti do të kemi zgjedhje. Kështu që besoj që këto dy procese do të ndërlidhen me njëra-tjetrën që Franca ta ndryshojë qasjen dhe të marrë një vendim për të lejuar liberalizimin e vizave për kosovarët”, tha Miftaraj.

Të ngjashme