Miftaraj nuk e përjashton mundësinë që procesi i zgjedhjes se nënkryetarëve nga pakicat të kthehet në pikën zero

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi nuk e përjashtoi faktin se procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve nga  radhët e pakicave në Kuvendin e Kosovës të kthehet në pikën zero.

Ai për këtë përmendi mënyrën e zgjedhjes së Emilia Rexhepit në këtë post. Sipas Miftarajt ajo i ka përmbushur kushtet që kanë të bëjnë me nenin 12 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës.

“Ajo se çfarë ka pasur shkelje sipas mendimit tonë është se është ndërruar sistemi i votimit në pako siç ka qenë më herët“, tha ai.

Miftaraj tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e djeshëm konstatoi atë që ishte e pritshme.

Sipas tij në arsyetim pritet të sqarohet çështja që ka të bëjë më zgjedhjen e ndërkryerave nga komuniteteve jo shumicë,  në radhë të parë të komunitetit serb.

“Është interesant fakti që është përcaktuar një afat prej 12 ditëve nga publikimi i aktgjykimit që do të publikohet nga Gjykata Kushtetuese që i obligon deputetët të bëjnë konstituimin në mënyrë që të zgjedhin edhe nënkryetarin serb në mënyrë që të konsiderohet kuvendi i konstituuar për të filluar afatet kushtetuese ligjore për formimin e qeverisë.“, u shpreh ai./21Media

Të ngjashme