Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se kryetari i Kuvendit është përgjegjës për mbarëvajtjen e seancës.
Sipas tij, masat që i ndërmerre kryeparlamentari Glauk Konjufca, janë të ndryshme dhe se ka të drejtë t’i përjashtojë deputetët që nuk i respektojnë rregulltat gjatë seancës.
Miftaraj ka folur edhe për praninë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në sallën plenare, për të cilët tha se nuk i bën nder Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Kryetari i Kuvendit eshte pergjegjes per mbarevajtjen e seances. Masat qe ka te drejte ti ndermerr qe seanca me shku ne rregull jane:
Terheqja e fjales, nderprerja e fjales, verejtje, verejtje me paralajmerim nga seanca dhe largim nga seanca.
Kryetari merr vendim dhe ka te drejte me i largu deputetet qe nuk i respektojne rregullat gjate seances.
Ne rast se deputeti ose anetari i qeverise nuk del nga seanca pas vendimit te kryesuesit/kryetarit, atehere ketij te fundit i vie ne ndihme Sherbimi i Sigurise ne Kuvend, ne kete rast Policia e Kosoves.
Njesite elite te policise, mbrojtja e aferte e Kryeministrit dhe ministrave, policia e Kuvendit nuk e kane vendin ne salle gjate mbajtjes se seances plenare, perveq rastit kur policia e Kuvendit e zbaton vendimin e Kryetarit te Kuvendit.
Nuk i ben nder Kuvendit te Kosoves qe te mban seance plenare ne prani te policise.
Nderprene kete cirk dhe fillone kur te ka kushte per pune.