Drejtori ekzekutiv në organizatën Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj ka reaguar pas kërkesës të 100 organizatave të shoqërisë civile nga Rrjeti Ballkanik i Shoqërisë Civile që i kërkon Këshillit Ekonomik dhe Social i BE pranimin e Kosovës në këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se ky rrjet duhet të dërgoj një shkresë shtesë edhe për kryeministrin i Kosovës Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, ‘Qeveria e Kosovës e ka mbyt dialogun Social, nuk zbaton as standardet minimale te dialogut Social’.
“Respekt dhe faleminderit secilës OJQ që e ka nënshkruar këtë letër dhe që po lufton për promovimin e Kosovës në këtë mekanizëm”.
“Sidoqoftë, ky rrjet duhet të dërgojë një shkresë shtesë dhe të kërkoj nga Albin Kurti, Hekuran Murati, tek Qeveria e Kosovës që në radhë të parë të funksionalizojë Këshillin Ekonomik dhe Social në Kosovë”, ka shkruar Miftaraj.
POSTIMI I PLOTË:
Mbi 100 organizata te shoqerise civile nga Rrjeti Ballkanik i Shoqërisë Civile paskan kërkuar nga Keshilli Ekonomik dhe Social i BE pranimin e Kosovës në këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm.
Respekt dhe faleminderit secilës OJQ që e ka nënshkruar këtë letër dhe që po lufton për promovimin e Kosovës në këtë mekanizëm.
Sidoqoftë, ky rrjet duhet të dërgojë një shkresë shtesë dhe të kërkoj nga Albin Kurti, Hekuran Murati, tek Qeveria e Kosovës që në radhë të parë të funksionalizojë Këshillin Ekonomik dhe Social në Kosovë.
Qeveria e Kosoves e ka mbyt dialogun Social, nuk zbaton as standardet minimale te dialogut Social. Qeveria ne vend qe te zhvilloj dialogun social dhe bashkepunimin me sindikatat, e njejta per te mbuluar deshtimet e saj, ka filluar te luftoj sindikatat dhe perfaqesuesit e saj legjitim.
Nese nuk i ndihmojme vetes, zor se Keshilli Ekonomik Social i BE mund te na ndihmoj.