Miftaraj: Për herë të parë në histori, një deputet si Kurti shoqërohet nga kaq shumë policë – nga kush po ndihet i kërcënuar?

Prishtinë | 26 Kor 2025 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ngritur shqetësime lidhur me nivelin e lartë të sigurisë që po i ofrohet deputetit Albin Kurti, duke e konsideruar këtë si rast të paprecedent në historinë e Kuvendit të Kosovës.

“Hera e parë në historinë e Kosovës që një deputet (Albin Kurti) i Kuvendit të Kosovës të jetë i mbrojtur nga numër kaq i madh i zyrtarëve policor nga mbrojtja e afërt,” ka shkruar Miftaraj.

Ai ka shtuar se, në të njëjtin kontekst, kandidatura për kryetare të Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu, nuk është parë asnjëherë e shoqëruar nga trupa të mbrojtjes së afërt, pavarësisht ekspozimit të saj të lartë në procesin politik.

“Deputetja kandidate Albulena Haxhiu për kryeparlamentare për 53 herë radhazi nuk po shihet e rrethuar nga mbrojtja e afërt,” ka vënë në dukje Miftaraj, duke shtuar pyetjen: “Nga kush po ndihet i kërcënuar deputeti Kurti?”

Të ngjashme