Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani e cila gjendet në New York të kthehet në Kosovë.
Këtë kërkesë Miftaraj e bëri pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në veriun e Kosovës, ku u djegën dy zyre të Qendrave të Regjistrimit në Zubin Potok e Zveçan.
Miftaraj tha se Kushtetuta e Kosovës e rendi kushtetues e kërkon së paku prezencen e presidentit në Kosovë.
“Presidente, a e ke ndermend mu kthy ne Kosove? Kthehu, sepse Kushtetuta e Republikes, rendi kushtetues, integriteti dhe sovraniteti i Republikes, kerkojne se paku prezencen tende ne Kosove”, shkroi Miftaraj në një postim në Facebook.