Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka arrestuar kameramanin e Betimit për Drejtësi.
Miftaraj aka thënë se kameramani Arianit Tahiri është marrë në pyetje dhe se një gjë e tillë është shkelje e rëndë e lirisë së medias.
Reagimi i plotë:
Prokuroria themelore ne Prizren e paska zbuluar nje menyre te re se si me i pengu gazetaret kur te bejne hulumtime, i arrestojne dhe i dergojne ne stacion policor me i marr ne pyetje pse po inxhizoni.
Kjo sot i ndodhi gazetareve dhe kameramanit te Betimiperdrejtesi. Prokuror qe nuk e din as ABC e ligjeve qe i mbrojne gazetaret ne punen e tyre apo prokurore qe I dalin ne mbrojtje krimit duke I penguar gazetaret ne punen e tyre.
Arrestimi dhe marrja ne pyetje e kamermanit pse ka kryer detyrat e tij jane shkelje e rende e lirise se medias. Marrja ne pyetje e kamermanit eshte veprim arbirtrar I prokurorise themelore ne Prizren dhe te njejtit menjehere duhet te lirojne kamermanin Arianit Tahiri.
Kryeprokurori Admir Shala dhe Keshilli Prokurorial I Kosoves duhet te japi sqarime dhe te ndermarrin veprime ndaj prokurorit te rastit qe e keqperdor poziten zyrtare kaq hapur.