Miftaraj: Ulja e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve – ndërhyrje direkte në pavarësinë e tyre

| 15 Shk 2022 | 16:25 | Nga

Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka thënë se Projektligji për Pagat nuk duhet t’i ulë pagat e prokurorëve dhe gjykatësve.

Miftaraj, në një postim në Facebook, ka thënë se çdo ulje e pagave cenon sigurinë juridike dhe financiare të tyre dhe sipas tij, konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve.

POSTIMI I PLOTË:

Projekt-ligji per Pagat ne raport me gjykatesit dhe prokuroret nuk guxon dhe nuk mundet te ul pagat e gjykatesve dhe prokuroreve. 

Cdo ulje e pagave te prokuroreve dhe gjykatesve cenon sigurine juridike dhe financiare te tyre, dhe konsiderohet nderhyrje e drejtperdrejte ne pavaresine e tyre.

Projekt-ligji vemendje te vecante duhet kushtuar balancimit te pagave te gjykatesve dhe prokuroreve me stafin administrativ ne sistemin gjyqesor dhe prokurorial.

Të ngjashme