Migjen Basha është kthyer në Itali. Mesfushori i Kombëtares firmosi për Barin një kontratë 2-vjeçare.
Skuadra puljeze synon të ngjitet në Serisë A dhe Migjen Basha shikohet si një pikë e fortë për të arritur këtë objektiv.
Basha ishte pjesë e Komo në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. 29-vjeçari ndërpreu me mirëkuptim kontratën me Lucernën.
Migjen Basha në të kaluarën është aktivizuar me shumë skuadra italiane ku më i spikaturi është Torino, ekip me të cilin luajti edhe në Serisë A për disa sezone. / TV KLAN