Mesfushori Migjen Basha ka konfirmuar pensionimin nga kombëtarja e Shqipërisë.
Ai thotë se ka ardhur momenti për t’iu përkushtuar më tepër familjes së tij, e të lë hapësirë për lojtarët e rinj në Kombëtare, transmeton Koha.net.
“Mendoj që ka ardhur momenti i duhur për mua që t’i dedikoj më tepër kohë familjes time. Por, në të njëjtën kohë, t’i japim mundësinë edhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar”, ka shkruar Basha në Facebook.
Bash ka falënderuar FFSH-në e gjithë lojtarët e ekipit kombëtar.
“Dua të falënderoj nga zemra të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqtë e mi gjatë këtyre viteve. Falënderoj stafin teknik të ekipit kombëtar dhe Federatën shqiptare të futbollit për mundësinë”, u shpreh 32 vjeçari, që aktualisht luan në kampionatin grek tek Arisi.