Gjeneralit Guglielmo Miglietta i është dorëzuar nga Admiralja Michelle Howard një nga dekoratat më të larta amerikane “Legjioni i meritave”.
Nga gushti 2015 deri në shtator të vitit 2016 ai kishte udhëhequr misionin e KFOR-it në Kosovë, me rreth pesë mijë ushtarë nga 31 shtete të ndryshme.
Si arsye për këtë mirënjohje që i është bërë deklarohet të jetë ajo që “përmes udhëheqjes dhe kontrollit të tij, Gjeneral Miglietta i ka dhënë rëndësi të plotë motos së KFOR-it: Duke Formësuar Ndryshimin: dhe se si lidershipi i tij është krenari për Ushtrinë dhe për Italinë”.