Këngëtari Naim Abazi ishte i ftuar dje në “1 kafe me Labin”, ku ka marrë një letër surprizë nga bashkëshortja e tij, Mihrije Braha.
Ajo i shkruante: “Para dy ditësh mora vesh që jam shtazëne”. Dy këngëtarët janë prindër të një djali të quajtur Plator, por një fëmijë të dytë e paskan pasur në planet e tyre, pavarësisht se nuk mendonin që do realizohej.
Pikërisht ky fakt u zbulua nga këngëtari i cili u emocionua shumë nga lajmi. Në fund doli që gjithçka ishtë një rreng me rastin e 1 prillit dhe shakaja u mbyll mes të qeshurave.