Mijëra banorë po largohen nga Guta Lindore

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 15:51 | Nga

Mijëra civilë është raportuar të kenë ikur nga rajoni i Gutas Lindore, pas rrethimit të kësaj zone nga forcat qeveritare.

Televizioni shtetëror ka shfaqur pamje të burrave, grave dhe fëmijëve duke bartur valixhe teksa largoheshin nga qyteza, Hamouria, e cila është goditur nga bombardime intensive.

Qeveria siriane është duke kryer ofensivë ne këtë pjesë të Sirisë, me qëllim të marrjes së kontrollit nga rebelët.

Prej kur kanë nisur sulmet në muajin e kaluar, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka nisur disa herë ndihma në Duma, shkruan BBC.

Sipas komitetit, ndihmat kanë qenë vetëm një pjesë e asaj se çfarë iu duhet rreth 400,000 banorëve në Gutan Lindore.

Lufta civile në Siri tashmë ka hyrë në vitin e tetë.

Nga ky konflikt kanë vdekur më shumë se 350,000 persona ndërsa janë shpërngulur 11 milionë të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme