Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës së patinatorit 25-vjeçar kazak, Denis Ten, të mbajtur në një pallat sporti në Almaty.
Medalisti i bronztë olimpik u qëllua për vdekje me thikë në rrugë, pasi u përlesh me dy persona që po përpiqeshin t’i vidhnin pasqyrat e makinës.
Me lot në sy dhe lule në duar, fansat e Ten shpalosën edhe një pankartë të madhe, ku shkruhej “Na fal, që nuk mundëm të të shpëtojmë”.
Ceremonia mortore e skiatorit të njohur kazak bëri që në Almaty të vijnë shumë personalitete sportive të vendit, përfshi edhe kampionin e boksit, Gennady Golokvin, i cili ishte duke u stërvitur në ShBA.
Denis Ten u bë patinatori i parë kazak që mori medalje Olimpike, duke u renditur i treti në Soçi, në 2014-ën, ndërsa në Korenë e Jugut u rendit i 27, i kushtëzuar edhe nga një dëmtim.