Policia në Belgjikë ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë një turmë të njerëzve të cilët ishin mbledhur për një koncert të rremë që ishte publikuar në rrjetet sociale si një shaka në ditën e gënjeshtrave.
Rreth 2,000 njerëz ishin në ngjarjen në parkun Bois de la Cambre të Brukselit, duke thyer rregullat për COVID-19.
Kur policia arriti, disa në këmbë e disa mbi kuaj, nga turma u dëgjuam britmat “Liri!” dhe gjuajtën predha.
Policia ka thënë se katër njerëz janë arrestuar, raporton BBC.
Tre policë janë lënduar gjatë përleshjeve, ndërsa raportohet se edhe dy njerëz kanë pësuar lëndime.
Njoftimi për koncertin u bë në mars në Facebook, me paralajmërimin se një DJ i famshëm do të ishte i pranishëm.