Mijëra përdorues në të gjithë globin kanë raportuar se Instagram ka probleme.
Ankesat në lidhje me aplikacionin u shfaqën pasditen e së mërkurës me Evropën dhe SHBA-në duke u prekur më së shumti.
Përafërsisht 83 për qind e përdoruesve kanë përjetuar probleme me News Feed, nëntë për qind me Stories dhe gjashtë për qind kanë probleme për të hyrë në llogarinë e tyre. Shumica e përdoruesve që ndajnë raportet në Downdector janë nga SHBA duke përfshirë Nju Jork, Nju Xhersi, Oklahoma dhe Teksas.
Megjithatë, raportet nga Ukraina, Arabia Saudite, Brazili dhe Italia janë gjithashtu të listuara në këtë faqe. Të tjerët kanë ndarë zhgënjimin e tyre për çështjet e vazhdueshme që kanë përjetuar kohët e fundit me këtë aplikacion. Shumë anëtarë të Instagramit gjithashtu janë grumbulluar në Twitter për të shprehur shqetësime. Instagram së pari njoftoi se do të eksperimentonte me fshehjen e pëlqimeve në Kanada, Japoni, Irlandë, Itali, Brazil, Australi dhe Zelanda e Re në prill të këtij viti.
Sidoqoftë, muajin e kaluar faqja e mediave sociale vendosi ta bënte testin një tipar të përhershëm dhe planifikoi ta hedhë shpejt atë në mbarë botën.