Sipas një raporti të Macmillan Cancer Support, më shumë se 170 mijë njerëz në Britani të Madhe që u diagnostifikuan me kancer në 40 vitet e fundit janë ende gjallë.
Personat e prekur nga kanceri kanë dyfish më shumë gjasë që të shpëtojnë në krahasim me ata që u diagnostifikuan me kancer në vitet 1970, transmeton Klan Kosova.
Sipas tyre arsyet pse njerëzit po i mbijetojnë kësaj sëmundje janë trajtimet si dhe diagnozat e hershme.
Por sipas këtij raporti të cilin e kanë quajtur “Kanceri atëherë dhe tani”, shumë persona të cilët i mbijetojnë kancerit kanë tendencë më pas të vuajnë nga depresioni.
Gjithsej 652 mijë njerëz në Britani të Madhe janë duke vuajtur nga depresioni pas trajtimeve për kancer.15