Mijëra persona pritet të bëjnë homazhe për Mbretëreshën e muzikës Soul, Aretha Franklin, e cila ka vdekur gati dy javë më parë.
Trupi i këngëtares së ndjerë do të qëndrojë për dy ditë në muzeun afrikano-amerikan, Charles H Wright në vendlindjen e saj, Detroit.
Ceremonia e funeralit për Franklin është planifikuar të premten.
Detroiti, i cilësuar si shtëpi e muzikës soul është duke trajtuar vdekjen e Franklin si shuarje të ndonjë anëtari të familjes mbretërore.
Në ceremoninë e funeralit do të jenë pjesëmarrës vetëm anëtarë të ngushtë të familjes, ndonëse, Chaka Khan, Jennifer Hudson dhe Stevie Wonder janë në mesin e këngëtarëve që do të këndojnë atë ditë.
Ish-presidenti, Bill Clinton do të jetë në mesin e folësve në këtë ceremoni.
Aretha, e konsideruar inspirim për dhjetëra këngëtarë e persona të tjerë do të varrohet në varrezat Woodlawn.