Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë përsëri në rrugët e Hong Kong-ut, pasi javët e protestave antiqeveritare nuk tregojnë shenja të ndalimit.
Në këto kishte përleshje të dhunshme mes policisë dhe një numri të vogël demonstruesish në Sha Tin.
Protestat u nxitën nga një projektligj i propozuar për ekstradim, i cili do të lejonte njerëzit të dërgoheshin në Kinë për gjykim.
Por, tani protestuesit kanë shfaqur kërkesa më të gjera për reforma demokratike dhe kanë shprehur shqetësime për shkatërrimin e lirisë në Hong Kong.
Hong Kong-u, një ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës por është nën një marrëveshje “një shtet, dy sisteme”, që garanton një nivel autonomie. Ai ka gjyqësorin e vet dhe një sistem ligjor të ndarë, krahasuar me Kinën kontinentale.
Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, kishte ofruar të japë dorëheqjen disa herë gjatë protestave, por Kina nuk pranoi ta linte atë.
Kina këmbëngul se ajo duhet “të qëndrojë për të pastruar rrëmujën që ajo krijoi”, tha një nga burimet e Financial Times.