Marshi për Drejtësi ka nisur sot me një numër të madh të qytetarëve të cilët dolën për të mbështetur luftën e drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Mijëra marshues kanë mbërritur në sheshin “Skënderbeu”, ku po mbahen edhe fjalimet, duke brohoritur “UÇK” e emrat e ish-krerëve që po mbahen në Hagë.
Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më poshtë, Ekonomia Online ju sjell imazhe nga marshi dhe videon “live”.