Sot është shënuar përvjetori i gjashtëmbëdhjetë i vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, i cili vdiq në moshën 61 vjeçare në vitin 2006, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Te varri i Rugovës sot janë bërë homazhe nga zyrtarë të shtetit, figura të ndryshme dhe qytetarë. Por, para 16 vjetësh, vdekja e Rugovës ishte bërë lajm botëror, shumë krerë shtetesh kishin dërguar telegrame ngushëllimi në Prishtinë. Një i tillë kishte ardhur edhe Shtëpia e Bardhë, ku President ishte George W. Bush.
Presidenti i 43’të i SHBA e kishte quajt mik të Amerikës dhe zë “të moderuar dhe të arsyes që i ka ndihmuar popullit të Kosovës t’i shtrojë themelet për një të ardhme paqësore”
Kjo është deklarata e George W.Bush me rastin e vdekjes së Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova
Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova. Për shumë vjet, Presidenti Rugova e kishte udhëhequr fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë. Ai ishte mik i Shteteve të Bashkuara dhe fitoi respektin e botës me qëndrimin e tij parimor kundër dhunës. Gjatë gjithë viteve të konfliktit, ai ishte një zi i moderuar dhe i arsyes duke i ndihmuar popullit të Kosovës që t’i shtrojë themelet për një të ardhme paqësore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuara pëe të punuar me popullin e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme që është stabile, demokratike dhe prosperuese. Në emër të popullit të SHBA’së, Laura dhe unë shprehim ngushëllimet tona për familjen e Presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës dhe popullin e Kosovës.