Gjatë vizitës së tij në klinikën Mayo, nënkryetari i ShBA-së, Mike Pence, nuk vendosi maskë e cila në këtë spital është e detyrueshme.
Klinika në Minesota, njoftoi në Twitter se kishte “informuar” nënkryetarin për rregullin se duhej të vendoste një maskë para vizitës së tij. Ky postim, ndërkohë, ishte fshirë.
“Një pjesë e protokollit tonë të sigurisë është të kërkojmë nga të gjithë pacientët, vizitorët dhe punonjësit që të mbajnë një maskë, në mënyrë që COVID-19 të mos përhapet”, thuhet në kumtesë.
Kjo masë është e efektshme për dy javë.
Gjatë pjesës së vizitës që ishte e hapur për media, ishte e qartë se të gjithë përveç Pence kishin një maskë. Ai më vonë tha se e bazoi atë vendim në faktin se ishte testuar për coronavirus çdo ditë.
“Meqenëse nuk kam coronavirus, mendova se do të ishte një mundësi e mirë për mua që të jem atje, të bisedoj me këta studiues dhe stafin e mahnitshëm mjekësor, t’i shikoj në sy dhe t’i falënderoj”, tha nënkryetari i SHBA-së.
Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, ndërkohë, treguan se numri i infeksioneve të konfirmuara në SHBA ka tejkaluar një milion, por numri aktual i rasteve mendohet të jetë shumë më i lartë. /Telegrafi/