Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e ka përshëndetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Pompeo shkruan se me këtë vendim riafirmojnë angazhimin për mbrojtje, njofton Klan Kosova.
”Sot, ne mirëpresim Maqedoninë e Veriut në @NATO si anëtare e 30 e Aleancës dhe festojmë angazhimin e tyre për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ne riafirmojmë angazhimin tonë për mbrojtjen kolektive sipas nenit 5, gurthemeli i Aleancës Transatlantike”.