Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka konfirmuar rikthimin për luftën e tij të dytë, duke pretenduar se ai do të ndeshet më 29 maj në Miami.
Tyson, 54-vjeçar, bëri një rikthim spektakolar në boks vitin e kaluar pasi luftoi me ikonën tjetër Roy Jones Jr në një ndeshje e cila u mbyll baras.
Dhe ish-kampioni botëror i peshave të rënda planifikon të vazhdojë rikthimin e tij duke bërë një tjetër luftë, e shënjestruar në periudhën e fund majit në Florida.
Ndërsa ai nuk ka zbuluar se kush do të jetë kundërshtari i tij i ardhshëm, ai ka dhënë një datë dhe vendndodhje se kur tifozët mund ta presin atë përsëri në aksion.
Duke folur në emisionin e tij me mysafirin Canelo Alvarez, ai dha sqarime rreth luftës së dytë pas rikthimit.
“29 maj diçka e tillë. E njëjta arenë në të cilën keni luftuar”, ka thënë Tyson.
Canelo është gati të mposhtë sfiduesin e detyrueshëm Avni Yildirim në Hard Rock Stadium në Miami, Florida.
Shkenda Dubova vë në pah linjat trupore në një pozë para pasqyrës
Tyson u kthye në ring në Staples Center në Los Angeles, California. Ai tani do të shkojë në The Sunshine State për luftën e tij të dytë pas rikthimit.