Ish-boksieri Mike Tyson ka refuzuar një shumë prej 15 milionë eurosh për të dueluar ndaj veteranit të MMA-së Wanderlei Silva, në një sfidë boksi që do të ishte i vlefshëm për eventin e “Bare Knuckle”.
53-vjeçari Tyson do të rikthehet në ring së shpejti për të zhvilluar disa duele “show”, por nuk ka vendosur se ndaj kujt do të duelojë. Mësohet se ish-boksierit i është ofruar një mundësi e artë dhe një shumë e mirë për të dueluar ndaj Silva, por nuk ka pranuar.
Mike Tyson refuzon 15 milionë euro për duelin me veteranin e MMA
“Më ofruam 10 milionë dollarë dhe përqindjen nga shitjet PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Unë pranova menjëherë, por jo Mike Tyson. Unë shpresoj që ata të arrijnë ta bindin”, tha Silva, 44 vjeç.