Mike Tyson do të tentojë që të fitojë përballë Roy Jones Jr, në duelin bamirës që fillon në ora 05:00 të mëngjesit të së dielës sipas kohës tonë lokale.
Dy legjendat do të ngjiten në ring, në çemin që është parashikuar të jetë me tetë raund nga dy minuta në Los Angles.
Ende nuk dihet se a do të lejohen nokautit, mirëpo Tyson ka bërë të ditur se ai do të godet aq fortë sa të mundet për ta fituar duelin.
“Posa ta godas atë mirë…nuk e di, ndoshta nuk di si të shkoj lehtë mbi të”, ka thënë Iron Mike.
“Nuk dua t’i them gjërat e gabuara, pasi disa persona acarohen, komisioni i boksit”.
“Do të hidhem në drejtim të tij posa të bije zilja dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Do të jetë argëtuese, Ai është luftëtar. Unë jam luftëtar”, ka shtuar më tej Tyson.
Të dy boksierët kanë kërkuar që dueli të jetë me tetë raunde dhe me nga tre minuta (jo me nga dy), të ketë fitues dhe të lejohet nokauti apo rrëzimi para dorëzimit. /Telegrafi