Mike Tyson zbulon kundërshtarin e tij më të vështirë gjatë karrierës

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Mike Tyson ka treguar për kundërshtarin e tij më të vështirë për ta nokautuar gjatë karrierës së tij.

Legjenda e boksit kishte marrë 50 fitore nga 56 të zhvilluara, derisa ishte shpallu kampion në vitin 1997 në peshat e rënda.

Derisa konsiderohet si njëri ndër sportistët më kontrovers në histori, Tyson ka treguar për kundërshtarin më të vështirë që është përballur.

“Në dreq, ishte Holyfield. Po, ai ishte një bishë”, ka thënë legjenda e boksit.

“Nga përballjet e zhvilluara, 44 ishin me nokaut, derisa ka thënë se i mbanë në mend të gjitha.

“Natyrisht se i kujtoj. Nuk mund t’i harroj ato aq lehtë, ishin diçka mbresëlënëse”, ka vazhduar më tej Tyson. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme