Mikpritja kosovare është ura që e mban të bashkuar kombin shqiptar, thotë Bërxulli

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Mikpritjen e Kosovës për qytetarët e Shqipërisë tha profesori universitar me prejardhje nga Shqipëria, Dashamir Bërxulli.  Ai e ka quajtur gjë të pritur dhe të natyrshme.

“Në Kosovë njerëzit janë të vërtetë në gjithë atë që përfaqësojnë edhe si individë dhe si kolektiv. E shprehin lirshëm emocionin e tyre. Disa gjëra i bëjnë në dëm të vetes për të ndihmuar të tjerët”, ka thënë Bërxulli.

Ai ka thënë se kjo është edhe në psikologjinë e popullit shqiptar, por është edhe për shkak të vuajtjeve që ka kaluar dikur populli i Kosovës.

“Populli që ka vuajtur është më i gatshëm që të ndihmojë të tjerët. Populli i Kosovës ka treguar një heroizëm të llojit të vet në këtë aspekt”, ka thënë ai.

Bërxulli ka thënë se deklaratat e qytetarëve të Shqipërisë për mikpritjen e kosovarëve janë në superlativ, sepse ata i kanë ndjerë ashtu.

“Sa herë që dikush flet për t’u ndarë, kjo do të jetë ajo ura lidhëse. Është ai guri i fortë në histori që e mban kombin bashkë”, ka thënë Bërxulli.

Ai ka thënë në përgjithësi Shqipëria ka mendime pozitive për Kosovën.

“Ndoshta njohja nuk është në nivelin e duhur, sepse kjo shkon me punë dhe projekte të përbashkëta. Një bashkëpunim më real mes njerëzve”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme