Aktoren Mila Kunis nuk do ta shohim së shpejti nëpër rrjetet sociale të ndryshme.
Në një intervistë për Cosmopolitan aktorja ka thënë se Facebook i duket i çuditshëm.
“Isha shumë vonë për atë tren. Më kujtohet një herë shoqja ime e dhomës më pati thënë “e di që ekziston Facebook?”. Ndërsa unë nuk dija se çka ishte. Njerëzit ngacmojnë njëri tjetrin, kjo është e çuditshme”.
Ndonëse ajo e admiron mundësinë që rrjetet sociale ju ofrojnë yjeve që të jenë më afër fansave, Mila ka thënë se rrjetet sociale janë të mbushura me zemërim dhe persona që “duan të dëgjohen duke bërtitur”.