Milaim Zeka ia numëron ndryshimet Albin Kurtit dhe pyet: A thu nënat e Gjakovës si do reagojnë nga këto veprime?

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Euro Atlatnike dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ka numëruar disa nga ndryshimet të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.


Zeka ka shkruar se Kurti dje ka ndarë 10 milionë euro për të paguar rrymën e serbëve në Veri dhe i ka lëshuar leje Aleksandar Jabllanovicit, që dikur thoshte se nuk do të paguante rrymën dhe mbante protesta të dhunshme për shkarkimin nga posti i ministrit të Jabllanovicit.

Ai ka shkruar se sa më gjatë që Kurti po qëndron në pushtet, po shihet se gjithçka që ka thënë ka menduar ndryshe nga të folurit dhe premtimet atëherë.

Po ashtu Zeka tha se me këto veprime të Kurtit si do reagojnë nënat gjakovare, se Mimoza Kusari-Lila do të jap dorëheqje nga grupi parlamentari i VV’së.

Postimi i plotë nga Zeka:

Ka fillu me mu dhimte Albini qe po shkon

A ju kujtohet kur u qojke hava dhe akuzonte te gjithe: “More kriminela, more hajna, ju qe po ua paguani rrymen serbeve te veriut! A jeni ju normal?! Po Jabllanoviçin, ai kriminel, qe po i fyen nanat gjakovare, pse nuk po e burgosni”?!

U pat qu Isa i shkrete, rdhe e pat shkarku.

Dje, Albin kryeministri, lideri i Persise te vjeter, tak i ndau 10 milion per rryme te serbeve te veriut, ne kete kohe pandemie, edhe nje leje Jabllanoviçit, pa hy ne karantine, edhe krejte kete e bani perinat te Presidentit dhe Pacollit.

Po me dhimet qe po shkon. Sa ma gjate ne pushtet, aqe ma shume e shohin qytetaret se çdo gja qe ka thane Albini, e ka mendu te kunderten…!!!

A thu keto nanat e Gjakoves si do reagojne, se per Mimoza Kusarin jam i bindur qe do jap doreheqje nga grupi parlamentar i VV-se..

Të ngjashme