Gazetari Milaim Zeka ka thënë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në prani të ndërkombëtarëve e ka sulmuar fizikisht presidentin serb, Aleksandar Vuciq.
“A e ke ti këtë informacion, Vuçiqi dhe Hashim Thaçi kanë pasur aq përplasje, saqë në një moment Hashim Thaçi e ka marrë karrigën para ndërkombëtarëve me i ra më karrigë, Vuciqit. Pra, Thaçi e ka sulmu fizikisht presidentin serb. Kanë pasur përplasje fizike Thaçi me Vuçiqin. Por, ai nuk ka dalë para gazetarëve me thanë se kesh t’u ja lujtë nanën”, ka thënë Zeka në një emision televiziv në ATV.
Zeka nuk tregoi detaje se kur kishte ndodhur takimi në fjalë mes tyre.
Zeka njihet për deklarata të shpeshta pompoze ku tregon storie të padëgjuara, dhe shpesh që nuk janë vërtetuar asnjëerë, për liderët shqiptarë të Kosovës.