Drejtuesit e Milanit sot do të kenë të qartë nëse do të mund ta transferojnë sulmuesin italian, Andrea Belottin.
Presidenti i Torinos, Urbano Cairo pritet të takojë sot Andrea Belottin.
Sulmuesi ka një klauzolë lirimi prej 100 milion eurosh, e cila është e vlefshme vetëm për klubet e huaja, por “Rossonerët” janë shtyrë të nënshkruajnë me Belottin këtë verë.
Torino e ka bërë të qartë se ata do të shesin vetëm nëse Belotti dëshiron të shkojë dhe “Corriero dello Sport” raportojë se presidenti i Torinos, Cairo do të takohet me sulmuesin sot.
Nëse Belotti shpreh dëshirën e tij që të largohet nga Torino, atëherë Milani është i gatshëm të bëjë një ofertë të re e cila ndoshta do të përbëhej nga 60 milionë euro plus lojtarë.