Milan do të paguaj 17 milionë euro më pak: Arrihet marrëveshja me Higuain

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Milan do të paguaj 17 milionë euro më pak. Arrinë marrëveshjen për huazim me Chelsean, transmeton Gazeta Metro.

Ajo që ishte në ajër gjatë gjithë ditës tashmë po realizohet: Gonzalo Higuain do të transferohet te Chelsea dhe praktikisht është arritur marrëveshja. Lajmin e bën të ditur gazetari i mirënjohur italian Gianluca Di Marzio në ‘Calciomercato – L’Originale’ në Sky Sport, përcjell gazeta shqiptare e maqedonisë koha.mk

“Menjëherë pas Superkupës, Juventusi dhe Chelsea, me miratimin e Milanit, kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Higuain në Londër. Do të jetë një huazim 6-mujor, që do të bëhet huazim i detyruar edhe për një sezon tjetër, lidhur me numrin e ndeshjeve dhe objektivat e arritur nga lojtari.

“Chelsea nuk do ta blejë gjithë kartonin e futbollistit, por nëse Higuain arrin një numër ndeshjesh dhe golash, huazimi do të rinovohet automatikisht. Kjo është formula për të cilën është arritur marrëveshja”.

Kjo do të thotë që Chelsea merr Higuain, Milani eviton shpenzimin e milionave të tjera, Morata shkon në Spanjë dhe Milanit i mbetet të hidhet në sulm totalisht vetëm për Piatek. Në të kundërt, do të tentohet Pato.

“Higuain i ka kushtuar Milanit 17 milionë euro deri tani: 9 milionë huazimi dhe 8 milionë bruto paga”, shton Di Marzio.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme