Milan fiton minimalisht ndaj Sassuolos

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

AC Milan ka shënuar fitoren e 11 sezonale në Serie A dhe e mbyll vitin 2023 me triumf.

Kuqezinjtë fituan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Sassuolos, në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, duke u mbyllur 0:0.

E Christian Pulisic realizoi në minutën e 59-të për t’i dhënë fitoren vendasve.

Me këtë triumf, Milan ngjitet në kuotën e 36 pikëve në vendin e tretë, nëntë më pak se lideri Inter.

Në anën tjetër, Sassuolo mbetet në pozitën e 16-të me 16 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme