Gennaro Gattuso do të qëndrojë në stolin e Milanit deri në fund të sezonit. Ky është vendimi që u mor nga drejtuesit kuqezi pas takimit që u zhvillua sot me trajnerin në Casa Milan.
Gjithsesi, Maldini, Leonardo, Gazidis dhe Scaroni, në takimin që zgjati një orë, i kanë bërë të ditur se lamtumira do të zyrtarizohet në fund të sezonit, pavarësisht nëse arrihet apo jo vendi i katërt në renditje, që pas humbjes ndaj Torinos duket një objektiv shumë i vështirë tashmë.
Drejtuesit kanë menduar se është e kotë që të ndërrohet trajneri në këtë pikë të sezonit, pasi dëmi është bërë.
Top Channel