Kryendeshja e xhiros së 31-të në Serie A ndërmjet Milanit dhe Juventusit, zhvillohet të martën mbrëma në San Siro me fillim në ora 21:45.
Zonja e Vjetër kryeson në tabelën e kampionatit italian me shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë (Lazio), ndërkohë që Rossonerët po luftojnë për një vend në Ligën e Evropës.
Trajnerët Stefano Pioli dhe Maurizio Sarri tashmë i kanë bërë planet e tyre për këtë takim dhe janë duke i finalizuar skuadrat startuese.
Milan: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Bonaventura, Calhanoglu; Ibrahimovic.
Juventus: Szczesny; Cuadrado, Rugani, Bonucci, Danilo; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Higuain, Cristiano Ronaldo.