Gjiganti italian Milan është duke u munduar ta transferojë yllin portugez të Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
Ky është lajmi befasuese që kanë dhënë mediat spanjolle, të cilat raportojnë se italianët tashmë kanë vënë kontakte me përfaqësuesit e portugezit.
Klauzola e largimit të pyllit të Të Bardhëve nga Santiago Bernabeu ka rënë nga 1 miliard euro në 120 milionë dhe italianët duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
Ndaj drejtuesit e Milan kanë kontaktuar menaxherin e Ronaldo, Jorge Mendes, për të diskutuar kalimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë në San Siro.
Milan akoma nuk i ka mbyllur problemet me “Fair Play” financiar por përsëri po tenton të bëjë blerje marramendëse.
Duket diçka e pabesueshme, gjithsesi mediat spanjolle kanë zbuluar një prapaskenë të çmendur.