Milani po kërkon me ngulm të vërë në dispozicion të Genaro Gattusos mesfushorin e Sassuolos, Stefano Sensi, dhe ka rritur presionin ndaj drejtuesve të skuadrës emiliane.
Kuqezinjtë kanë arritur akordin e plotë me menaxherët dhe futbollistin, ndërsa tashmë negociatat po zhvillohen me presidentin e Sassuolos.
Ky i fundit është i hapur për huazimin me të drejtë blerjeje, por kërkon një çmim final prej rreth 25-30 milionë eurosh për kartonin e Sensit.
Nga ana tjetër Leonardo ka një tjetër vlerësim për mesfushorin dhe nuk kërkon të shpenzojë më shumë se 20 milionë euro, por siç raportojnë mediat, nëse zgjidhet ky ngërç, atëherë Sensi do të jetë gati për ndeshjen e Superkupës së Italisë.