Lucas Biglia rezultoi një dështim, Franck Kessie nuk po bind ndërsa Ricardo Montolivo është në vitet e fundit të karrierës së tij.
Mesfusha e këtij sezoni tek Milan është shumë e dobët dhe për ta përmirësuar disi situatën, drejtuesit kuqezinj kanë hedhur sytë nga afati kalimtar i janarit dhe po kërkojnë një mesfushor të fortë dhe me vizion për lojën për t’i dhënë një tjetër shtysë skuadrës.
I përzgjedhuri i Fassones dhe Mirabellit është belgu i Tottenham Hotspur, Mousa Dembele.
Lojtari i skadon kontrata me Spurs-at në qershor të 2019-tës.
Në këto momente realizimi i këtij operacioni merkatoje duket shumë i vështirë për Milanin por kuqezinjtë do të provojnë, raportojnë mediat italiane.