Skuadra e Milan duket se ka kaluar për mrekulli në udhëtimin e saj në Prishtinë, dhe ky përjetim nuk vije vetëm nga rezultati.
Milan erdhi në Kosovë për një ndeshje miqësore me Feronikelin, miqësore kjo që ishte historike për futbollin kosovar, pasi ‘Rosoneri’ janë skuadra e parë e madhe nga Evropa që luajnë në vendin tonë.
Skuadra e Giampaolo fitoi me rezultatin 0:2, por kjo nuk ishte pjesa më e mirë nga udhëtimi në Kosovë, përcjell lajmi.net.
Në ‘Twitter’, Milan kanë publikuar një video duke risjell pamjet nga udhëtimi, ku cekin pritjen fantastike të tifozëve në qytet, pasi stadiumi ishte thuajse bosh, shkaku i çmimeve të larta.
Let’s relive the Rossoneri’s historic trip to Pristina amidst the joyful chants of our fans
L’entusiasmo dei tifosi e una prima storica amichevole: riviviamo il viaggio dei rossoneri in Kosovo #FeronikeliMilan4643:03 PM – Aug 13, 2019Twitter Ads info and privacy72 people are talking about this
Entuziazmi i madh i tifozëve të Milan nga Kosova, la përshtypje të madhe për gjigantin evropian. Tifozët qëndruan para hotelit të lojtarëve nga ora 11:00 deri kur ata u nisën drejt stadiumit.