Mbrojtësi boshnjak, Sead Kolashinac, është duke kaluar muajt e fundit në kampionatin gjerman.
Anëtari i Schalke 04 është në përfundim të kontratës e cila i skadon më 30 qershor të këtij viti.
Ai nuk ka pranuar rinovimin me Schalken dhe kjo ka bërë që pas tij të vihen shumë skuadra të njohura evropiane.
Së fundmi garës iu është bashkangjitur edhe gjiganti italian Milan që kërkon ta përforcojë mbrojtjen.
Mediat italiane kanë raportuar se kuqezinjtë kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit duke i ofruar një kontratë pesë vjeçare.
Për 23-vjeçarin besohet se Milan i ka të gatshme rreth tre milionë euro pagë vjetore.
Gjithsesi në garë për të mbetet edhe Juventus, Arsenal, Chelsea dhe Manchester City.