Milani i konfirmon mungesat e mëdha sonte kundër Manchester Unitedit

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Milani do të përballet me disa mungesa të mëdha në ndeshjen e sotme vendimtare kundër Manchester Unitedit në Ligën e Evropës në San Siro.

Ante Rebic dhe Rafaelo Leao do të mungojnë, prandaj trajneri Stefano Pioli pritet të luajë me Sami Castillejo në vijën e sulmit.

Milani nxori rezultat pozitiv nga ndeshja e parë e 1/8 së finales në Old Trafford, pasi barazoi në castet e fundit 1:1 dhe do ta ketë komoditetin e golit si mysafir.

Leao dhe Rebic nuk janë ftuar fare për këtë takim, për shkak se nuk janë të gatshëm shkaku i disa dëmtimeve të vogla.

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer nga lëndimi dhe është pjesë e skuadrës, por nuk pritet të luajë titullar.

Në skuadër janë kthyer edhe Isamel Bennacer dhe Sandro Tonali, por mesfusha pritet të përbehet nga Soualiho Meite dhe Franck Kessie.

Formacionet e mundshme:

Milan: Donnarumma; Kalulu, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Meite, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Krunic, Castillejo

Man United: De Gea; Wan Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; James, Bruno Fernandes, Greenwood; Rashford

Të ngjashme