Mesfushori i Racing Clubit, Matias Zaracho është një nga shënjestrat kryesore të Milanit në afatin kalimtar të verës, shkruan “Corriere della Sera”, transmeton Koha.net.
Zaracho 22-vjeçar është i interesuar të vazhdojë karrierën në Serie A të Italisë, por Milani duhet të paguajë 22 milionë euro për transferimin e tij. Shifra 22 milionë euro figuron në klauzolën për lirim që ka Zaracho me Racingun.
Zaracho ka debutuar për Argjentinën në miqësore ndaj Marokut vitin e kaluar.